Barcelona dhe Leeds United thuhet se kanë arritur marrëveshje për Raphinhan.
Gazetari spanjoll Gerard Romero raporton se gjigantët e La Ligës do të paguajnë 60 milionë euro për brazilianin.
Derisa raportohet se braziliani do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon.
Në garë për të ishin edhe Chelsea dhe Arsenali, por duket se është skuadra e Barcelonës, ajo që ka fituar garën për brazilianin.
Ndryshe, Raphinha është transferuar te Leeds United, gjatë vitit 2020, për një shifër prej 18 milionë euro. /Klankosova.tv/