Futbollisti i Barcelonës Gerard Pique ka reaguar ndaj një gazetari që i është vënë pas me pyetje.
Ai ishte bashkë me fëmijët e tij në aeroport, derisa gazetari e ndiqte pas dhe Pique refuzonte të përgjigjej, shkruan Univision, transmeton Klankosova.tv.
E kur mbrojtësi spanjoll tentoi të mbyllte papritur një derë në fund të disa shkallëve, u pengua nga gazetari, e më pas Pique e shtyu.