5/15/2025 4:54:42 AM

Hapja e basteve dhe kazino në stadiume, “plani” për sportin në Shqipëri

Duhet të lexoni

Prej disa muajsh po i mëshohet gjithnjë e më shumë hapjes së basteve në Shqipëri. Më saktë, kthimit të tyre në legjitimitet, sepse sikurse e pohon edhe vetë presidenti i KOKSH, ato vazhdojnë të operojnë në të zezë, duke shmangur kështu edhe detyrimet tatimore ndaj shtetit.

Këmbënguljes së presidentit të KOKSH për këtë gjë i është bashkuar së fundmi edhe komuniteti i futbollit, teksa edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se bastet duhet të legalizohen dhe një pjesë nga taksimi i tyre të shkojë në ndihmë për sportin. Ndërkohë, për ironi të fatit së fundmi pranë stadiumit “Air Albania” është hapur edhe një kazino.

Natyrisht, ky impiant është konceptuar që në fillim si një qendër tregtare dhe nuk e ndalon askush që të hapet një ose disa kazino, për sa kohë ato respektojnë ligjin, ndonëse duket ironike fakti që hapet pikërisht në një nga investimet më të mëdha në historinë e sportit. Mirëpo çështja është diku tjetër: qeveria a ka ndonjë plan se si duhet të veprohet me sportin në të ardhmen?

Në mars të vitit 2018 kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e FSHF-së dhe klubet e futbollit, me moton “Siguri-Reformim-Modernizim”  ku ndër të tjera deklarooi se do të merren në konsideratë kërkesat e tyre për ndryshimin e ligjit të sponosrizimit. Që prej asaj kohe ka pasur vetëm përplasje dhe premtime të pambajtura nga ana e qeverisë.

Dy vite më parë klubet e futbollit u detyruan që të bojkotojnë për afro 2 muaj kampionatin për shkak të gjendjes së vështirë financiare dhe kërkuan që të ndryhsojë ligji i sponsorizimit. Përgjigja e qeverisë ishte: bëjnë evazion duke i paguar lojtarët si fasonë. Më pas u premtua nga Fidel Ylli (asokohe negociator i qeverisë) se nëse i jepej fund bojkotit, atëherë disa gjëra do të zgjidheshin.

Edhe sot nuk ka pasur asnjë zhvillim të ri. Përkundrazi, këtë vit qeveria përgjysmoi fondin grant për federatat shumësportëshe dhe korrigjoi vendimin vetëm pas denoncimeve të shumta në “Panorama Sport”, ku shpjegohej qartë se me buxhete të tilla (afro 550 milionë lekë të vjetër) do ta çonin sportin në kolaps të plotë. Pas kësaj ministria e sporteve njoftoi se do të ketë edhe një paketë tjetër të fondit grant dhe se shuma e publikuar në fillim ishte vetëm gjysma.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate