Distria Krasniqi u përballë në finale me Reka Pupp në kategorinë 52 kilogramë.
Krasniqi vërtetoi shkronjat e saj të arta në shpinë, duke arritur që me shumë lehtësi dhe stil unik të fitojë medaljen e artë në Grand Slam të Tbilisit.
Rrugëtimi i Krasniqit në Grand Slam të Tbilisit filloi fillimisht pa meç në rrethin e parë, ndërsa mposhti më pas brazilianen Maria Taba për të kaluar në çerekfinale.
Ndërkaq, me fitore kaloi edhe ndaj holandezes Naomi Van Krevel dhe fitoi edhe në gjysmëfinale ndaj francezes Astride Gneto.