Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat 2-1, duke i ikur barazhit për rënie në Ligën e Parë. Të dy golat për Prishtinën i shënoi Guthier Mankenda.
Ndërkohë, Drita mposhti thellë Ulpianën, me rezultat 5-0.
Kampioni i konfirmuar, Ballkani, mposhti Gjilanin me dy gola epërsi, duke e ridëshmuar meritën për vendin e parë.
Pa gola përfundoi ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit. Me këtë rezultat, Malisheva hyn në zonën e barazhit, ku javën tjetër do të luajë me Vushtrrinë.