11/28/2025 12:05:49 AM

Dy ekipet më të mira në botën e CS:GO FaZe dhe Na’Vi do të përballen në finalen e turneut më të madh të CS:GO – PGL Antwerp Major

Duhet të lexoni

Sot (e diel) do të zhvillohet finalja e turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku do të ndeshen dy skuadrat më të mira të botës në CS:GO për momentin, FaZe dhe Na’Vi.

Të dyja ekipet kanë treguar lojëra fantastike gjatë këtij turneu Major, Na’Vi të cilët po mundohen ta fitojnë turneun e dytë Major radhazi, dhe FaZe me veteranin karrigan që po mundohen të fitojnë Majorin e tyre të parë.

Në ndeshjet e gjysmëfinales, FaZe mposhti ekipin Spirit, ndërsa Na’Vi mposhti ekipin ENCE.

(Foto: PGL)

Ndeshja finale do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 20:00, ku të dyja ekipet do të garojnë për çmimin e vendit të parë, prej 500.000 dollarë.

Turneu i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, pritet të jetë i mbushur plotë me shikues në sallën e sporteve Antwerp Sportpaleis.

Të gjithë sytë do të jenë nga tre lojtarët që kanë treguar lojë fantastike gjatë këtij turneu, dhe kanë statistikat më të mira nga formacionet e të dyja ekipeve.

(Foto: PGL)

Aleksandr ‘s1mple’ Kostyliev i cili është i pari me statistika gjatë turneut PGL Antwerp Major, me vlerësimin nga HLTV 1.28

Valeriy ‘b1t’ Vakhovskiy i cili renditet i dyti me vlerësimin nga HLTV 1.26.

Dhe në vendin e pestë renditet, Havard ‘rain’ Nygaard, me vlerësimin nga HLTV 1.19.

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, duke filluar nga ora 20:00.

Këto janë formacionet e dy ekipeve finaliste:


Na’Vi

Oleksandr “s1mple” Kostyliev

Denis “electroNic” Sharipov

Kirill “Boombl4” Mikhaylov

Ilya “Perfecto” Zalutskiy

Valerii “b1t” Vakhovskyi


FaZe

Finn “?karrigan?” Andersen

Helvijs “?broky?” Saukants

Russel “?Twistzz?” Van Dulken

Robin “?ropz?” Kool

Havard “rain” Nygaard


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate