Policia spanjolle arrestoi pesë tifozë të Eintracht Frankfurt për shqetësime dhe sulme ndaj tifozëve të Rangers.
Incidenti, sipas policisë lokale, ndodhi mesnatën e së martës, kur rreth 200 tifozë të klubit gjerman sulmuan mbështetësit e Rangers.
Vendndodhja e incidenteve është e njëjtë ku ndodhi një përplasje mes tifozëve të Eintracht dhe West-Ham marsin e kaluar, kur klubet e lartpërmendura u përballën përkatësisht me Betisin dhe Sevillan në xhiron e 16-tës së Ligës së Evropës.
Frankfurt fans on the hunt pic.twitter.com/TU45ETqCUB
— RC7 (@RalphCifaretto7) May 17, 2022