1/18/2026 4:51:27 AM

Gabriel Jesus sulmuesi i Manchester City-t pritet të transferohet në Arsenal

Duhet të lexoni

Lojtari i Manchester City, Gabriel Jesus është në diskutime për t’u bashkuar me klubin e Arsenalit, por të interesuar janë edhe 6 klube të tjera

Me sa shihet lojtari sulmues i Manchester City-t tashmë ka shumë klube të interesuara që ta transferojnë nga klubi i tanishëm.

Gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano ka zhvilluar një intervistë me agjentin e futbollistit Marcelo Pattinati, ku përmes një video në Youtube ai ka treguar më gjërësisht për futbollistin, i cili pritet të ketë transfer shumë shpejt por asgjë nuk është ende e sigurtë.

“Ne kemi pasur bisedime me klubin e Arsenalit për Gabrielin dhe na pëlqeu projekti që na shpjeguan”, ka thënë agjenti Marcelo Pattinati në një intervistë që ka zhvilluar me gazetarin Fabrizio Romano, 

“Kjo është një mundësi e cila mund të ndodh për Arsenalin por interesimi për Gabriel Jesus vjen edhe nga 6 klube të tjera” shtoi agjenti.

Por fokusi i lojtarit me sa shihet është tek ndeshjet e fundit të klubit në të cilin ai është aktualisht.

Romano ka thënë se disa javë më parë ka treguar se Arsenali ka pasur mesazhe direkte me agjentët e Gabriel Jesus-it, e ku drejtori i klubit të Arsenalit Edu Gaspar është ende duke e shikuar lojtarin se a do të jetë i denjë për ekipin.

Takime mes klubeve për të diskutuar rreth sulmuesit nuk ka pasur, por Gabriel Jesus pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate