Barcelona ka arritur që ta fitojë Champions Leaguen në futsall.
Barca e ka mposhtur në finale Sportingun e Lisbonës në praninë e mbi 8 mijë tifozëve.
“Katalunasit” fituan me “poker” me rezultat 4:0 falë golave të Lozanos, Pitos, Ferrao dhe Didac.
Spanjollët u hakmorrën ndaj portugezëve pasi sezonin e kaluar humbën në finale me rezultat 4:3.