Në Ligën e Tretë të futbollit të Kosovës sot ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme dhe aspak sportive.
Ngjarje aspak e këndshme ishte për një gjyqtar në Ligën e Tretë të futbollit kosovar, derisa po ndiqej nga një grup futbollistësh, të cilët tentuan ta sulmonin atë.
Kjo ndodhi gjatë lojës në mes Anadrinit dhe Piranës.
Futbollistët vendas raportohet se tentuan të sulmojnë gjyqtarin, pasi që Pirana kishte barazuar rezultatin në 1-1, transmeton Klankosova.tv.
Derisa duhej edhe intervenimi nga ana e policisë, siç shihet në pamje.
Ndërsa për t’i qetësuar lojtarët, kanë ndërhyrë edhe disa anëtarë të ekipit.
Më poshtë mund të gjeni pamjet në minutën e 26′.
https://fb.watch/cKttF06M1l/