12/23/2025 9:37:24 PM

Prag tragjedie në fushën e futbollit, futbollisti i Vllaznisë pëson atak kardiak

Duhet të lexoni

Frikë e madhe në futbollin e Kosovës. Dje, gjatë një ndeshjeje të Kategorisë së parë atje, ish-futbollisti i Laçit dhe Burrelit është ndier keq, ka rënë pa ndjenja në fushë. Ambulanca e ka dërguar me urgjencë në spital, ku është konstatuar se kishte pësuar arrest kardiak. Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e shpejtë dhe vendimtare, duke e mbajtur në jetë. Shpëtimtare ka qenë ndërhyrja kirurgjikale për t’i vendosur një stentë Alban Rexhepit.

Ngjarja – Sulmuesi i Vllaznia të Pozheranit në Kosovë, Alban Rexhepi, ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes ndaj Flamurtarit. Klubi “Vllaznia” ka njoftuar se Rexhepi është dërguar me urgjencë në QKUK dhe i është vendosur një stentë, ndërsa tani është në gjendje të stabilizuar:

“Gjatë ndeshjes mes KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetësim shëndetësor gjatë zhvillimit të pjesë lojës së dytë. Pas vizitës në QKUK u konstatua se kishte pësuar arrest kardiak.

Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe i vendosën një stentë. Albani tani është ne gjendje stabile dhe ka filluar ta marrë veten. Një faliminderim i veçantë shkon për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë. I urojmë Albanit shërim të shpejtë!”

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, e ka vizituar futbollistin në spital dhe ka shprehur gjithë mbështetjen e tij, të çfarëdollojshme: “Në orët e mbrëmjes isha për vizitë në QKUK te futbollisti i KF Vllaznia nga Pozherani, Alban Rexhepi.

Ai në ndeshjen e sotme të Ligës së Parë, Vllaznia-Flamurtari, shfaqi disa shenja shqetësimi në shëndet gjatë pjesës së dytë, derisa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se kishte arrest kardiak dhe si rrjedhojë ishte e domosdoshme t’i vendoset një stentë.

Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së. E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format. Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit. Shërim të shpejtë Alban! Të presim më të fortë!”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate