Empoli e ka befasuar Napolin, duke e mposhtur në javën e 34-të, në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me Dries Mertens, në minutën e 44-të, pas një asistimi nga Hirving Lozano, teksa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe njëherë me Lorenzo Insignen.
Megjithëse ishte duke humbur me dy gola epërsi, Empoli nuk u dorëzua dhe e mposhti Napolin duke ia shënuar tre gola për tetë minuta.
Fillimisht shënoi Liam Henderson, në minutën e 80-të, teksa golin e barazimit e shënoi Andrea Pinamonti, derisa golin e fitores i njëjti lojtar pesë minuta më vonë.
Empoli pas fitores kalon në vendin e 14-të me 37 pikë, pas 34 ndeshjeve, teksa Napoli mbetet në pozitën e tretë me 67 pikë.