12/21/2025 10:13:16 AM

Tenisti ukrainas: Nuk isha i sigurt nëse mund të vrisja një ushtar rus, por tani...

Duhet të lexoni

I dërguar në periferitë veriore të Kievit disa javë më parë si pjesë e një shoqërimi të armatosur, përvoja i ndryshoi të gjithë perspektivën tenisit të dikurshëm të Ukrainës.

“Në fillim të kësaj më pyetën se çfarë do të bëja po të shihja një ushtar rus, si do të reagoja, nëse do ta qëlloja”, ka treguar Sergiy Stakhovsky, i cili më pas ka shtuar: “Sinqerisht nuk e dija se çfarë do të bëja. Duke qenë në atë vend mund të them se nuk do të hezitoja”.

Në janar, ai po luante në raundet kualifikuese të Australian Open. Tani Stakhovsky ishte mes atyre që panë mizoritë më të këqija të kryera nga ushtria ruse.

“Gjërat që kanë bërë atje, nuk mund të jenë njerëzore. Në televizorin tuaj nuk e keni parë gjysmën e asaj që është reale atje. Ata janë sadistë, nuk janë njerëz. Është një gjë kur dikush shtyp një buton 200 kilometra larg dhe raketa bie në një stacion treni duke vrarë fëmijë, është diçka tjetër kur dikush mban një armë në kokën e një fëmije dhe qëllon, ose djeg trupat e grave që përdhunuan”, tregon tenisti i famshëm.

“Djegin trupat e grave që i përdhunuan”/ Tenisti ukrainas:

Ky i fundit shprehet se ishte atje për të siguruar dokumentacionin dhe si pasojë nuk mund të thotë shumë, por ka të bëjë me ndjekjen penale të individëve të caktuar.

“Po ndihmoja në shoqërimin e një prokurori. Kishte disa prej tyre (rusë) të mbetur atje që vishnin rroba që të dukeshin si vendas, kështu që ne po mbronim”, ka shtuar më pas Sergiy.

Stakhovsky ka reflektuar për ndryshimin e papritur të jetës që tashmë ka lënë gjurmë.

“Shpresoj që nuk më ka ndryshuar, po ndihem ndoshta më i mpirë ose i papërpunuar. Ato imazhe (ato që gjeti në periferitë veriore) do të më qëndrojnë për një kohë të gjatë”, ka treguar tenisti i njohur.

“Daily Mail” shkruan se ai mbështet plotësisht ndalimin e lojtarëve nga Rusia dhe Bjellorusia nga Wimbledon, turneu ku në vitin 2013 ai shkaktoi një trazirë të famshme duke eliminuar Roger Federer.

“Djegin trupat e grave që i përdhunuan”/ Tenisti ukrainas:

Ai gjithashtu flet edhe për mbështetjen nga Mbretëria e Bashkuar, për furnizimin e raketave antitank Nlaw.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen e saj, mirënjohës për mbështetjen ushtarake, Britania ka spikatur. Unë në fakt jam stërvitur me raketën Nlaw edhe pse nuk kam gjuajtur asnjë. Kjo na ndihmoi të ndalonim rusët. Në një moment isha në një njësi që po i gjuante, shkalla e suksesit ishte jashtëzakonisht e lartë, megjithëse bateria shuhet shpejt kur është shumë ftohtë”, tha Stakhovsky.

Ndërsa i pyetur nëse ka parë ushtarë të armikut të vrarë, ai përgjigjet: “Më mirë të mos komentoj”. “Daily Mail” shkruan se shumica e shërbimit të tij ka qenë në patrullë në Kiev dhe ka kryer rolin e një shoqëruesi të armatosur.

“Djegin trupat e grave që i përdhunuan”/ Tenisti ukrainas:

“Unë nuk isha, do të thosha, në vijën e parë, ne kemi shumë trupa të motivuara dhe të trajnuara mirë të gatshme për të luftuar. Unë shkova në Kharkiv për tre net duke bërë një eskortë, që ishte shumë ndryshe nga Kievi, kishte granatime dhe bomba që ranë 500 metra larg me ndërtesën që dridhej. Në fillim kishte frikë, por është e çuditshme se si mund të mësoheni me luftën, mund të mësoheni me gjithçka. Ju e dini se një raketë mund të zbresë kudo në vend. Kam luajtur tenis në Kharkiv dhe dëgjova bomba që shpërthyen, kjo ishte ndryshe. Tenisi profesional duket se është larguar tashmë. Është surreale”, tha 36-vjeçari.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate