4/29/2024 1:59:25 AM

Shkupi është kampione e Maqedonisë së Veriut pas 21 vitesh

Duhet të lexoni

Skuadra e Shkupit edhe zyrtarisht është shpallur kampione e Superligës së Maqedonisë së Veriut pasi ka mposhtur me rezultat 2-0 Renovën në shtëpi, transmeton Gazeta Metro.


I duhej një fitore sot dhe të shpallej kampione e Maqedonisë së Veriut pas 21 vitesh pritje dhe këtë e arriti në një ndeshje ku atmosfera ishte fantastike.

Falë golit të shënuar në minutën e 81′ nga sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ligës, Shkupi arriti të mposht skuadrën tjetër shqiptare, Renovën dhe të shpallet kampion.

Gazeta Metro ka siguruar pamjet e festës së jashtëzakonshme që është duke mbizotëruar në Çair nga burimet e saja, ndërsa pritet që sonte deri në orët e vona të ketë festë në qytetin e Shkupit.

Skuadra e Shkupit këtë edicion ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme në Superligën e Maqedonisë së Veriut pasi që është larg dhjetë pikë nga ndjekësi i saj më i afërt Akademija Pandev ku kanë mbetur vetëm edhe katër javë nga përfundimi i sezonit.

Ndërsa edhe skuadra tjetër, Shkëndija e cila sezonin e kaluar ishte shpallur kampion dhe vite më parë tregonte paraqitje shumë të mira edhe në garat europiane, pritet që të përfundoj në vendin e tretë dhe të marr pjesë në Europa League. /gazetametro.net

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Përballja me produksionin dhe inati me opinionisten / Jetmiri thyen heshtjen pas daljes nga BBVip

Jetmiri më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen pas daljes së pazakontë nga shtëpia e Big Brother VIP.I ftuar sot ...

Befasuese! Kënga përfaqësuese e Gjeorgjisë në Eurovisionin ka “vulë” shqiptare!

Një lajm surprizues vjen nga Eurovision. Në eventin e madh ndërkombëtar që këtë vit do mbahet në Suedi nga 7 n ...

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane është qëlluar për vdekje para shtëpisë së saj në Bagdad, shkruan BBC.Sulmi ka ndodhur t&eu ...

Jetë / Stil

Ndalimi i habitshëm, Milano nuk do të lejojë picat dhe akulloret pas një orari të caktuar

Një nga qytetet më të famshme italiane po mendon që të ndalojë shitjet e picave dhe akulloreve pas mesnatës.Në ...

Njihuni me ‘mrekullitë’ e kajsive në shëndet!

Ata janë një nga frutat më tipike të verës: të shijshme dhe me ngjyra, ata promovojnë humor të mirë dhe n ...

Trendi i ri në rritje, gratë ngrijnë vezët për t’u bërë nëna në moshë të vonë

Rriten rastet e ngrirjes së ovociteve në rini për t’u bërë nëna në moshë të mëvonshme. Quhet s ...

Sport

Llapi e Drita vazhdojnë presionin mbi Ballkanin, garë e fortë edhe për mbijetesë

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot u përmbyll edhe java e 30-të në Superligën e Kosovës.Llapi triumfoi 1:0 në shtëpi n ...

Stefano Pioli po largohet nga Milani, por do të mbetet pjesë e Serie A

Stefano Pioli është shfaqur si një kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Napolit në rast se largohet nga Milani ...

Daja: Barazimi erdhi falë mentalitetit fitues

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i është gëzuar rezultatit të barabartë në derbin ndaj Dritës.Rezultati 2:2 të ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate