1/21/2026 1:10:03 PM

Bajerni me 12 lojtarë në fushë ndaj Frajburgut, bavarezët rrezikojnë humbjen në tavolinë

Duhet të lexoni

Është sensacionale ajo që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së fituar 4-1 nga Bajerni i Mynihut në fushën e Frajburgut: në fakt, në minutën e 86, edhe pse u zëvendësua, Koman preku sërish topin, arbitri Kristian Dingert e vuri re dhe për këtë arsye ai u konsultua me VAR-in për të verifikuar çdo parregullsi.

Bavarezët në fakt luajtën me 12 futbollistë për rreth 30 sekonda, siç mund të shihet qartë në foton e artikullit! Thelbi tani është interpretimi i rregullores për të kuptuar se kujt t’i atribuohet gabimi: nëse, siç thotë shtypi gjerman, do të konfigurohej një sjellje e pakujdesshme e pankinës së Bajernit, humbja në tavolinë do të ishte e sigurt për skuadrën e Nagelsman.

Nga ana tjetër, nëse do të ishte një gabim teknik i gjyqtarit Dingert, ndeshja duhet të përsëritet nga fillimi, sikur të mos ishte luajtur kurrë. Rregullorja e Bundesligës, në nenin 17, paragrafi 4, thotë:

“Nëse një lojtar luan një lojë ose një pjesë të saj pa u kualifikuar, skuadra që përdori atletin duhet të sanksionohet me 3-0 në tavolinë, nëse ndeshja përfundon përpara se gjyqtari të kuptojë papërshtatshmërinë e lojtarit”

Kujtojmë që kjo do të ishte e rrallë në fakt dhe e padëgjuar në dekadat e fundit. Do të pritet se si do të shënohet në raportin e arbitrave, por kjo mund të rihapte kampionatin totalisht, me Dortmundin që ndodhet direkt mbrapa.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 28 të Bundesligës: Bajerni i Mynihut falenderon Goretzkan e kthyer (mungonte që nga dhjetori për shkak të lëndimit), Gnabri, Koman dhe Sabitzer, dhe mposhti Frajburgun 4-1 jashte fushe.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate