1/28/2026 8:08:15 PM

Më shih kundër njërit prej ekipeve më të mira në botë, Spanjës!

Duhet të lexoni

Rey Manaj (25 vjeç) ka rolin e “9” në kombëtaren shqiptare. Ai e konsideron veten një lojtar të pjekur, pasi është rritur në dy vitet e fundit në filialin e Barcelonës dhe tani është futbollist i rëndësishëm te Spezia (italiane), që stërvitet nga Thiago Motta.

Disi i ftohtë, sulmuesi ka folur për “Mundo Deportivo” nga Girona, ku është grumbulluar rivali i radhës i Spanjës. Manaj ka qenë një lojtar i përhershëm në kombëtaren e tij për pesë sezone dhe përballet për herë të parë me Spanjën:

“Është një ndeshje shumë e bukur për shkak të atmosferës që do të krijohet. Një miqësore nuk është aq e rëndësishme sa një ndeshje kualifikuese, por ne do të përpiqemi ta vëmë në vështirësi një nga ekipet më të mira në botë.

Çfarë duhet të presim nga Shqipëria?

Ne jemi një ekip që është rritur shumë tani. Pothuajse të gjithë lojtarët luajnë në kategoritë e larta, duhet të fitojmë besim dhe ta dëshmojmë veten për Kampionatin e ardhshëm Evropian. Duhet të tregojmë në fushë se mund të konkurojmë me çdo rival.

Dhe çfarë lloj loje do të shohim nga ju?

Gjëja normale kur luan kundër një rivali si Spanja, të cilës i pëlqen të ketë topin, është të kesh vështirësi në posedim. Ne do të japim gjithçka për të konkuruar në maksimum. Të gjithë do të jemi bashkë për një ndeshje të mirë. Është shumë e rëndësishme të fitosh besim përpara Ligës së Kombeve.

Kjo miqësore është një vitrinë e mirë për ju…

Çdo ndeshje është e rëndësishme, por ne e dimë se kur luan kundër këtyre rivalëve të nivelit të lartë, dukshmëria është shumë më e lartë. Ne duam të bëjmë mirë, por si ekip. Kombëtarja nuk është si klubi, këtu duhet të jemi të gjithë bashkë, askush nuk është mbi një tjetër. Të gjithë duhet të konkurojmë së bashku.

Ju ktheheni në Barcelonë pas dy sezoneve të fundit te Barça B…

Kam pasur një eksperiencë shumë të mirë, një nga më të mirat në Barcelonë. Jam shumë i emocionuar të kthehem në atë që e konsideroj si një nga qytetet më të mira në botë. Tani shpresoj të jem 100 për qind për të luajtur.

Si po shkon huazimi juaj nga Barça te Spezia?

Tani jemi shumë mirë, e fituam ndeshjen e parafundit ndaj një rivali direkt. Në planin personal po luaj gjithçka, le të shohim nëse do të vazhdoj me këtë ritëm deri në fund të sezonit dhe të arrijmë objektivin kryesor që është mbijetesa në Serie A.

Ju keni edhe një vit të mbetur në kontratën me katalanasit. Në verë, a do të duhet të ktheheni në Barcelonë?

Do të shohim. Të gjithë duam të luajmë për Barçën, normalisht, por e rëndësishme është ta përfundoj mirë te Spezia. Nëse më vonë më duhet të kthehem për të bërë parasezonin me ekipin e parë, do të ishte një ëndërr dhe do të përpiqem të përfitoj nga rasti.

Verën e kaluar shënuat edhe një ‘hat-trick’ me ekipin e parë. A keni shpresuar të qëndronit te Barcelona?

Kisha oferta për t’u larguar më herët, por Barça i refuzoi, duke pritur deri në fund të verës. Para se të largohesha me kombëtaren, fola me Koeman. Më tha se e kisha vendin në ekipin e parë, por do të gjeja pak hapësirë kur të ktheheshin të dëmtuarit.

Si e shihni Barçën e Xavit?

Shumë mirë. I kam parë të gjitha ndeshjet, më pëlqen ta shikoj Barcelonën. Në planin mendor, lojtarët janë shumë më të lirë. Skuadra ka shumë më tepër zgjidhje dhe kjo është merita e trajnerit. Xavi është një legjendë e futbollit dhe e Barcelonës. Ai ka ditur të nxjerrë më të mirën nga çdo futbollist.

Dhe të rinjtë me të cilët ju përkuat te Barcelona?

Janë të gjithë lojtarë që e meritojnë të jenë atje. Nuk është fat. Fat është të jesh në gjendje të luash një ndeshje. Nëse kanë 20 ndeshje, kjo është sepse e meritojnë. Ata po bëjnë diferencën.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate