1/29/2026 5:54:00 AM

Alaba flet për humbjen ndaj Uellsit

Duhet të lexoni

Futbollisti i Real Madrid, David Alaba i cili ndryshe është edhe lojtari kryesor tek Kombëtarja e Austrisë gjatë ditës së djeshme ka folur për humbjen ndaj Uellsit për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022

Alaba i cili njihet për vetinë e tij të jetë në gjendje të luaj në disa pozicione në fushë si mbrojtës i krahut të majtë, qendërmbrojtës dhe mesfushor qendror është shprehur mjaft i mërzitur për humbjen ndaj Uellsit në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Ai përmes një postimi në Twitterin e tij ka treguar se edhe pse kishin besuar dhe luftuar deri në fund për fitore, përfundimi është fatkeqësisht i hidhur për Kombëtaren Austriake.

Ndër të tjera 29-vjeçari tha: ”Ne i kemi vënë vetes synime të larta, kemi besuar deri në fund dhe kemi luftuar për të deri në fund. Përfundimi është fatkeqësisht një humbje jashtëzakonisht e hidhur për të gjithë ne. Por në futboll është gjithmonë kështu: kur je në tokë, ngrihesh dhe shikon përpara.”

Gjatë vitit të kaluar ish futbollisti i Bayern Munich u transferua tek skuadra e Real Madrid pasi që kaloj të gjithë karrierën e tij tek klubi gjerman, këtë sezon për ‘Los Blancos’ ai ka luajtur në 38 ndeshje duke pasur kështu një rol kyç tek skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate