Milani dhe Sassuolo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të klubit Neroverdi në ndeshjen që pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Stefano Piolit ka pasur rënie të fortës me një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit në Serie A dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores.
Në anën tjetër, mysafirët kanë një barazim pas dy humbjeve dhe synojnë të marrin së paku një pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Milan: Maignan; Florenzi, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Bakayoko; Selemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic;
Sassuolo: Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Matheus, Frattesi; Berardi, Lopez, Raspadori; Scamacca