Pas La Liga-s dhe Ligue 1, e ardhmja e Neymar mund të jetë në Premier League. Kështu raporton gazeta britanike “The Sun”, sipas së cilës Newcastle është gati të prezantojë një maxi-ofertë në verë për kampionin brazilian.
Sulmuesi, sërish sipas “The Sun”, nuk është më i pashitshëm për PSG-në, gjë që në fakt nuk do të ishte aspak në kundërshtim me largimin e një ylli, që nuk arriti të ndikonte në rrugën drejt objektivit të madh, Champions League.
Prandaj edhe klubi anglez do të ishte gati të merrte përsipër një nga pagat më të larta në qarkullim, për të nënshkruar me një nga lojtarët më të mirë në botë dhe për të nisur atë projekt të triumfeve të mëdha, që pronari i ri ka në mendje.
Më saktësisht, oferta e klubit anglez përflitet të jetë 200 milionë euro për kartonin e brazilianite dhe 500 mijë euro në javë pagë për 29-vjeçarin.