12/23/2025 7:22:02 PM

Buffon: Më tha të vija te PSG dhe të bëja histori

Duhet të lexoni

Në pritje për të përfunduar parakalimin ndaj Keylor Navas, por me peshën e madhe të gafës së fundit ndaj Real Madridit, që hapi rrugën e përmbysjes së madhe dhe eliminimit të parizienëve nga Champions-i,  dhe kështu të bëhet titullari i përhershëm i portës së Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma vazhdon të jetë entuziast për zgjedhjen e bërë, transferimin te klubi francez.

Ish-portieri i Milanit, i cili pas pak ditësh do të angazhohet me Italinë në "play off"-in shumë delikat kualifikues për "Katar 2022", ka dhënë një intervistë për "BeIn Sports". Në të është rikthyer tek arsyet që e shtynë të pranojë propozimin e presidentit Al Khelaifi.

Siç ka ndodhur tashmë në intervista të tjera, Donnarumma përsëriti se një rol kyç në zgjedhjen përfundimtare e ka luajtur Gianluigi Buffon, paraardhësi i ish-lojtarit të Milanit mes shtyllave të Italisë, por edhe si portier i PSG-së, ndonëse për vetëm një sezon, 2018-2019: “Buffon më tha të vija këtu dhe të bëhesha pjesë e historisë së PSG".

Gigio më pas zbuloi se si interesimi i parizienëve ishte i gjatë dhe këmbëngulës, pavarësisht se zyrtarizimi erdhi vetëm në mes të korrikut të kaluar, pas përfundimit të "Euro 2020": “PSG nuk hoqi dorë kurrë nga unë, ardhja këtu ishte fati im. Jam shumë krenar që u bëra pjesë e këtij klubi”.

Donnarumma duket se e ka harruar tashmë Milanin, i cili nga ana e tij ka hapur një cikël të ri dhe deri tani të kënaqshëm në portë me Mike Maignan. Ish-portieri i Lille mori një kohë të shkurtër për të fituar zemrat e tifozëve kuqezinj, si brenda dhe jashtë fushës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate