Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Eros Grezda ka realizuar dje golin e tij të parë pas rikthimit në Superligën e Kroacisë në humbjen kundër ish-ekipit të tij, Lokomotiva Zagreb.
Në minutën e 14′ për të kaluar në epërsi skuadrën e Sibenikut u përkujdes sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ai realizoj një gol shumë të pazakontë në futboll, ku menjëherë pas ndeshjes disa gazeta kroate kanë komentuar këtë gol i cili sipas tyre është goli më i pazakontë në historinë e futbollit kroat.
Goli i tij nuk vlejti shumë, sepse deri në fund të ndeshjes Lokomotiva e Zagrebut riktheu rezultatin në të mirë të saj duke triumfuar në fund 1-4.
Interesant është fakti se golin e katërt dhe të fundit për Lokomotivën e shënoi një tjetër shqiptar 21-vjeçari, Indrit Tuci.
Sibeniku renditet në vendin e tetë me 26 pikë në Superligën e Kroaciës, ndërsa Lokomotiva në vendin e pestë me 36 pikë.
Më poshtë gjeni edhe videon e golave të të dy shqiptarëve.
Šibenik 1-0 Lokomotiva (14')
— Everything About HNL (@AboutHnl) March 11, 2022
Eros Grezda scores for the first time since coming back to HNL. Great cross from Dinamo loanee Antonio Marin who got his 5 ??? of the season! pic.twitter.com/Iq8jI62TzA