Futbollisti polak, Robert Lewandowski e bëri një postim në rrjetet sociale sot, duke e përkrahur vendimin e Federatës Polake të Futbollit për të mos pranuar që të luajë me Rusinë në ndeshjen e play-offit të Botërorit 2022.
Sulmuesi i Bayern Munichut tha se nuk mund ta imagjinojë të luajë kundër Kombëtares Ruse në një situatë kur agresioni i armatosur në Ukrainë po vazhdon, shkruan “Gazeta Express”.
E postimin e kapitenit të Polonisë e ka shpërndarë në rrjetet sociale ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës e ka shkruar mbiemrin e futbollistit me një “emoji” të forcës dhe kurajës, por edhe të mbështetjes.
Lewandowski ?? https://t.co/hR76xYOrXI
— Vlora Çitaku ?? (@vloracitaku) February 26, 2022