Ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur në Ukrainë, pas sulmeve të shtetit rus ndaj saj kanë tronditur të gjithë globin, duke shkaktuar reagime të shumta nga figurat publike, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër personazhet e fundit që ka reaguar është ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ai përmes një ‘story’ në Instagram ka publikuar një foto ku në të ka shkruar: ‘Ne duhet të krijojmë botë më të mirë për fëmijët tanë, lutem për paqe në botën tonë’.
Fituesi i pesë herë topit të artë njihet për humanitetin e tij pasi në të kaluarën ka ndihmuar shumë familje të varfëra në botë që kanë pasur nevojë.
Së fundmi Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht se do të heqë dorë nga kompania ajrore ruse Aeroflot si sponsor. Linja ajrore në pronësi ruse u ndalua të hynte në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të sanksioneve që u vendosën nga kryeministri Boris Johnson të enjten pas pushtimit rus të Ukrainës.
Më poshtë gjeni edhe foton e publikuar nga Cristiano Ronaldo. /gazetametro.net