12/27/2025 5:05:18 AM

Allegri merr në mbrojtje Vlahovic: Nesër debuton në Champions, 180 minuta betejë për kualifikimin

Duhet të lexoni

Massimiliano Allegri prezantoi ndeshjen e parë të 1/16 së Ligës së Kampionëve ndaj Villarreal në një konferencë për shtyp. Juventusi vjen nga barazimi zhgënjyes 1-1 me Torinon, por në Europë synon të ndryshojnë fytyrë, pavarësisht se ka disa mungesa, përfshirë edhe atë të Dybala. Spanjollët e Unai Emery fituan Ligën e Evropës vitin e kaluar dhe mund të llogarisin nesër në mbrëmje një mbështetje të madhe në shtëpi:

"Nuk është një kundërshtar i lehtë, kemi 50% për t’u kualifikuar. Villareal është një ekip me përvojë, që ka një trajner shumë të mirë. Nuk jemi aspak favoritë, por mendoj se është një ndeshje taktike. Nuk mund të kualifikohemi nesër, nëse nuk fitojmë 3 ose 4-0. Shpresoj të kualifikohemi në fund të 180 minutave lojë.

Sfidat e fundit? Nuk jam dakord me atë që bëri Juventusi kundër Torinos dhe Atalantës. Megjithatë, gjërat janë duke shkuar mirë, por na duhet ekuilibër. Nuk ishim i njëjti ekip si tani, me Vlahovic. Dusan do të debutojë nesër në Champions, por nuk mund t’ia ngarkojmë të gjitha përgjegjësitë e sulmit.

Si trajner do të duhet ta mbroj atë, kjo është normale. Kur të luajë 60 ndeshje në Champions League, do të jetë ndryshe për të. Është një çështje psikologjike dhe presioni. Formacioni? Morata dhe Vlahovic luajnë përpara, kam dyshime në mesfushë. Rabiot ka marrë një goditje, por është në dispozicion. Pellegrini është kthyer, Bonucci do të jetë në dispozicion nga e shtuna.

Arthur? Jam i lumtur me të. Kam dyshime në mesfushë mes tij, Locatelli, McKennie, Rabiot dhe Zak. Më duhet të vlerësoj dhe të startoj me tre nga këto pesë emra. McKennie është një mesfushor-sulmues. Ai ka gola në këmbë dhe karakteristika të ndryshme nga të gjithë ata lojtarë që kemi në dispozicion".


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate