Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Liverpool dhe Norwich e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në ‘Anfield Road’, transmeton Gazeta Metro.
Milot Rashica do të starton sot kundër Liverpool e cila do të jetë ndeshja e tij e parë në karrierë në ‘Anfield Road’.
Liverpool gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelare me 54 pikë të grumbulluara, ndërsa Norwich në pozitën e 18’të me vetëm 17 pikë gjithsej. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre klubeve këtë edicion mbaroj me fitoren e Liverpool 0-3.
Formacioni zyrtar i Liverpool:
Alisson, Gomez, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Oxlade-Chamberlain, Henderson, Keita, Salah, Mane, Luis Diaz.
Formacioni zyrtar i Norwich City:
Gunn, Williams, Gibson, Hanley, Aarons, Normann, McLean, Gilmour, Pukki, Sargent, Rashica. /gazetametro.net