Kosova e në veçanti Gjilani sot ka marrë një lajm të hidhur pasi është ndarë nga jeta në moshë të re Drinor Gashi, shkruan Demokracia.com.
Ai përballej me një sëmundje të rëndë dhe sot e humbi betejën në Turqi atje ku kishte udhëtuar për shërim.
Më këtë rast klubi I Gjilanit ka ngushëlluar familjen, duke e kujtuar Drinorin si një djalë shumë të hareshëm dhe humbje të madhe për qytetin.
Postimi i SC Gjilanit
Telegram ngushëllimi familjes Gashi
Sport Club Gjilani dërgon telegram ngushëllimi familjes Gashi për humbjen e më të dashurit të tyre Drinorit.
Humbja e Drinorit është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe gjithë shoqërinë, ndaj përmes këtij telegrami, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen Gashi, shoqërinë dhe të gjithë ata që e njohën.
Drinorin do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe do të mbetet gjithmonë njëri nga ne!
Me nderime, SC Gjilani.