Skitarja bullgare, Eva Vukadinova ka përjetuar një fat të keq në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Andaj, ajo ka shkruar për këtë rast në rrjetet sociale dhe ka kritikuar organizatorët e garës, shkruan FrontOnline.
E inatosur dhe e pikëlluar, ajo e konfirmoi këtë në rrjetet sociale.
“Nuk mund ta besoj atë që më ndodhi. Shumë kam emocione dhe nuk mund ta përshkruaj atë se si u ndjeva pas asaj gare të parë”, tha Eva.
“Pse mua? Pse nuk ndodhi me asnjë prej 30 garueseve tjera? A mund t’i ndodhë kjo dikujt tjetër? Kjo ishte e padrejtë”, tregon më tutje ajo.
“E vetmja gjë që di është se kam garuar mirë me dorë të thyer para se punëtori ta linte një metal në pistë. Tregova se mund t’ia dal”, tregoi ajo mes tjerash./FrontOnline/