Newell’s Old Boys prezantoi skuadrën që do të luajë në "Copa Libertadores" U-20, duke tërhequr vëmendjen e botës së futbollit pasi tregoi se kush do ta veshë fanellën me numrin 10.
Është Joaquin Messi, një djalë 19-vjeçar, i cili gjithashtu ka lindur si Leo shumë më i famshëm në Rosario. "Sapo mbërrita këtu, shumë më pyetën nëse kisha lidhje gjaku me Messin", – nxitoi të thoshte lojtari, që nuk ndan të njëjtin rol në fushë me yllin e PSG-së.
“Ai luan si mesfushor i brendshëm, ka driblime të mira, është i fortë një kundër një", – sqaron ish-trajneri i Newell’s, Federico Hernandez. "A kam lidhje me Leon? Është një rastësi e thjeshtë, në qytetin tim janë tri fise me mbiemrin Messi, – vazhdoi Joaquin.
– Unë e kam filluar futbollin te Newell’s, ashtu si Leo. Tani vesh edhe fanellën me numrin 10. Vetëm unë i kam pasur këto fat këto rastësi me Leon".
Gjatë intervistës, i riu Messi u pyet se çfarë do të bënte nëse një ditë "La Pulga" do të vinte te Newell’s dhe do t’i kërkonte numrin 10: "Do t’i thoja klubit më jepni një numër tjetër, 10 është e tij për sa kohë që luan".