8/16/2025 11:54:01 AM

E tërë bota mblidhet për Olimpiadën Dimërore në Pekin

Duhet të lexoni

Në Stadiumin Kombëtar të Pekinit u zhvillua ceremonia e hapjes e Lojërave të 24-ta Olimpike Dimërore, ku ishin të pranishëm presidenti i Kinës Xi Jinping, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, si dhe krerë shtetesh a qeverish të mbi 30 vendeve evropiane, aziatike, afrikane dhe amerikanolatine.

Me fillimin e ceremonisë, dritat u zbehën, duke u pasuar nga një numërim mbrapsht 24 sekonda.

Dita e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2022 përkon me "Fillimin e Pranverës", e cila është e para ndër 24 fazat stinore të vitit.

Numri 24 u përdor për të numëruar mbrapsht sekondat e fundit para ceremonisë, pikërisht për të pasqyruar kuptimin e kohës nga populli kinez.

Pas një shfaqjeje artistike dritash me teknologji të lartë, u ngrit flamuri kombëtar i Kinës.

Gjatë parakalimit të delegacioneve, përveç atij grek që hyri si gjithmonë i pari, dhe atyre të Kinës dhe Italisë,përkatësisht vendet organizatore të olimpiadës dimërore së tanishme dhe asaj të ardhshme, që hynë të fundit, delegacionet e tjera u paraqitën sipas numrit të shkrimeve të karakterit të parë të vendit/rajonit në gjuhën kineze.

Delegacioni i Kinës përbëhet nga 387 anëtarë, 177 prej të cilëve janë sportistë. Ky është delegacioni është më i madh nga përmasat në historinë e pjesëmarrjes së Kinës në Lojërat Olimpike Dimërore.

Për të zbatuar konceptin e zhvillimit me lëshim të ulët karboni dhe të mbrojtjes së mjedisit, këtë herë nuk u krye ndezja tradicionale e pishtarit kryesor si në të gjitha Lojërat Olimpike të kaluara. Pishtari i fundit olimpik u vendos në qendër të një “floku dëbore” gjigant, të përbërë nga 90 flokë të vegjël dëbore, të cilët simbolizojnë 90 delegacionet pjesëmarrëse.

Pishtari i Olimpiadës Dimërore ka kaluar nëpër duart e afro 1 200 mbajtësve, gjatë një stafete treditore në tre zonat e garave: Pekin, distriktin Yanqing dhe qytetin Zhangjiakou.

Olimpiada Dimërore e Pekinit është e para veprimtari komplekse sportive globale që zhvillohet sipas afatit, pas shpërthimit të pandemisë. Afro 3 mijë sportistë nga rreth 90 vende e rajone të botës, duke përfshirë Shqipërinë e Kosovën, do të konkurrojnë për 109 medalje në 15 disiplina sportive.

Shumë vende marrin pjesë për herë të parë në një olimpiadë dimërore. Siç mësohet, ShBA-ja do të përfaqësohet nga 223 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, që është delegacioni i dytë më i madh i saj në Lojërat Olimpike Dimërore.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i shprehu Kinës falënderime për zhvillimin e këtij edicioni të Lojërave Olimpike Dimërore gjatë pandemisë, duke u bërë thirrje vendeve të ndryshme të botës ta shfrytëzojnë zhvillimin e Lojërave Olimpike si një rast për të rivendosur paqen.

Siç mësohet, pas testimeve të acidit nukleik para, gjatë dhe pas hyrjes në Kinë dhe pas zbatimit rreptësisht të udhëzuesit antiepidemik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, në menaxhimin e mbyllur të mjediseve olimpike (të konkurrimit dhe akomodimit) nuk ka pasur raste vatrash infektimi nga COVID-19.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate