9/27/2025 1:40:26 AM

Qyteza e mistershme përballë Shqipërisë

Duhet të lexoni

Në një qytezë turistike italiane, aty ku deti Adriatik takon Jonin dhe ngjyrat e tij mbresëlënëse, legjendat e dikurshme po marrin formën konkrete të dëshmisë historike.

Pikërisht përballë Shqipërisë, qyteza Castro në provincën e Leçes po sjell prej disa vitesh dëshmi gjithmonë e më të qarta të një qytetërimi të hershëm, dhe deri më tani mitik, shenjat e të cilit i kanë rezistuar mijëvjeçarëve, dhe që lidhet me heroin trojan Enea.

Qysh nga tregimet e autorëve klasik si Virgjili, thuhet se princi trojan Ene Ankiziadi, i shpëtoi i shkatërrimit të qytetit të tij nga grekët duke udhëtuar në Mesdhe në kërkim të një strehimi afatgjatë. Gjatë udhëtimit, Enea ndaloi në Butrintin e sotëm, dhe më pas iu drejtua brigjeve italiane, para se të përfundonte në Kartagjenë.

Deri më sot vendi i parë ku kishte ndalur në Itali ishte thjesht një hipoteze, dhe përshkruhej si një “port i dominuar nga një kep mbresëlënës, ku në maj ndodhej tempulli i perëndeshës Minerva”, e ngjashme me Athinën e mitologjisë greke.

Sot rrënojat e atij tempulli duket se po nxirren në dritë pikërisht në qytezën e Kastros, dhe “vulën” ia ka dhënë , përtej artefakteve të ndryshme, pikërisht gjetja e statujës gjigante të perëndeshës pagane, e veshur jo si grekja Athinë por si varianti i gjendur në Trojën mitike. Gjetje këto që po vlerësohen maksimalisht nga arkeologët italianë, si nga më të rëndësishmet e dekadave të fundit.

Muret më të lashta duket se i përkasin epokës së Bronxit, me shtresëzime që shkojnë deri në shekullin IV p.e.s., ndërkohë që vetëm një porcion i vogël është gërmuar, ndërkohe që pjesa tjetër tashmë është mbuluar nga qyteti aktual.

Provinca e Leçes bën pjesë në atë që historianët quajnë Mesapia, territori ku ka jetuar dhe lulëzuar me shekuj fisi i Mesapëve, që mendohet të jetë me origjinë ilire, deri në pushtimin dhe asimilimin kulturor të Romakëve. Pikërisht Enea, që cilësohet si babai legjendar i tyre, rrugëtimin e tij e ka përshkuar pikërisht në territore ilire./A2


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate