Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e një prishje të dy gypave të ujit mëngjesin e sotëm, dy zona të ndryshme kanë mbetur pa ujë.
Siç njoftojnë ata, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën “Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar.