9/19/2025 10:38:14 AM

Pse ndjejmë nostalgji?

Duhet të lexoni

Në fund të shekullit të 17-të, një student i mjekësisë i quajtur Johannes Hofer vuri re një sëmundje të çuditshme, e cila prekte mercenarët zviceranë që shërbenin jashtë vendit. Simptomat e saj, duke përfshirë lodhjen, pagjumësinë, rrahjet e parregullta të zemrës, dispepsinë dhe ethet ishin aq të forta sa ushtarët shpesh duhej të largoheshin nga detyra. Siç zbuloi Hofer, shkaku nuk ishte ndonjë shqetësim fizik, por një dëshirë e zjarrtë për vendlindjen e tyre malore. Ai e quajti gjendjen nostalgji, nga greqishtja “nostos” që do të thotë kthim në shtëpi, dhe “algos”, dhimbje prej mallit.

Në fillim, nostalgjia u konsiderua si një vuajtje veçanërisht zvicerane. Disa mjekë sugjeruan që zhurma e vazhdueshme e zileve të lopëve në Alpe shkaktonte trauma në daullet e veshit dhe trurin. Komandantët madje i ndaluan ushtarët e tyre të këndonin këngë tradicionale zvicerane, nga frika se do të çonin në dezertim ose vetëvrasje. Por me rritjen e migrimit në mbarë botën, nostalgjia u vu re në grupe të ndryshme. Doli se kushdo që ndahej nga vendlindja për një kohë të gjatë ishte i prekshëm nga nostalgjia. Dhe nga fillimi i shekullit të 20-të, profesionistët nuk e shihnin më atë si një sëmundje neurologjike, por si një gjendje mendore të ngjashme me depresionin.

Psikologët e asaj kohe spekuluan se ajo përfaqësonte vështirësi për të lënë fëmijërinë, apo edhe dëshirën për t’u kthyer në gjendjen e fetusit. Por gjatë disa dekadave të ardhshme, kuptimi i nostalgjisë ndryshoi në dy mënyra të rëndësishme. Ai u zgjerua nga rrëfimi i mallit për shtëpinë, në një dëshirë të përgjithshme për të kaluarën. Dhe në vend se një sëmundje e tmerrshme, ajo filloi të shihej si një përvojë prekëse dhe e këndshme. Ndoshta shembulli më i famshëm i kësaj u rrok nga autori francez Marsel Proust. Ai përshkroi se si shijimi i një torte madeleine që nuk e kishte ngrënë që nga fëmijëria, shkaktoi një kaskadë asociimesh të ngrohta dhe të fuqishme shqisore.

Atëherë, çfarë e shkaktoi një ndryshim kaq të madh në këndvështrimin tonë për nostalgjinë? Një pjesë e saj ka të bëjë me shkencën. Psikologjia u largua nga teoria e pastër dhe drejt vëzhgimit empirik më të kujdesshëm dhe sistematik. Pra, profesionistët kuptuan se shumë nga simptomat negative mund të kenë qenë thjesht të lidhura me nostalgjinë dhe jo të shkaktuara prej saj. Dhe, në fakt, pavarësisht se është një gjendje emocionale komplekse që mund të përfshijë ndjenjat e humbjes dhe trishtimit, nostalgjia në përgjithësi nuk i fut njerëzit në një humor negativ.

Në vend të kësaj, duke i lejuar individët të kujtojnë përvojat personale kuptimplota dhe shpërblyese që kanë ndarë me të tjerët, nostalgjia mund të rrisë mirëqenien psikologjike. Studimet kanë treguar se nxitja e nostalgjisë tek njerëzit mund të ndihmojë në rritjen e ndjenjave të tyre të vetëvlerësimit dhe përkatësisë sociale, të inkurajojë rritjen psikologjike dhe madje t’i bëjë ata të veprojnë më mirë. Pra, në vend që të jetë shkaktare e shqetësimit mendor, nostalgjia mund të jetë një mënyrë shëruese për ta përballuar atë.

Për shembull, kur njerëzit përjetojnë gjendje emocionale negative, ata priren të përdorin natyrshëm nostalgjinë për të reduktuar shqetësimin dhe për të rikthyer mirëqenien. Sot, duket se nostalgjia është kudo, pjesërisht sepse reklamuesit kanë zbuluar se sa e fuqishme është ajo si një teknikë marketingu. Është joshëse të mendosh për këtë si një shenjë se ne jemi të mbërthyer në të kaluarën, por nostalgjia nuk funksionon kështu. Në vend të kësaj, nostalgjia na ndihmon të kujtojmë se jeta jonë mund të ketë kuptim dhe vlerë, duke na ndihmuar të gjejmë besimin dhe motivimin për të përballuar sfidat e së ardhmes. / TED Talks – Bota.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate