9/19/2025 8:32:31 AM

“Dikur kishim tre banda, tani mbijetesa e njeriut varet nga një parti-shtet!”- Lubonja komenton situatën me opozitën dhe shanset për forca të reja

Duhet të lexoni

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se në Shqipëri ka një tendencë për t’u kontrolluar nga një parti-shtet. Duke folur në “News 24” Lubonja tha se nëse dikur kishim tre banda, tashmë gjithnjë e më shumë mbijetesa e njeriut varet nga partia-shtet.

“Tendenca që shikojmë që nga ardhja në pushtet e Ramës është një tendencë për të eliminuar kundërshtarët. Ai ka prirjen për të personalizuar institucionin, atë ka bërë në bashki atë ka bërë në ministrinë e Kulturës. Politikan i zoti është ai që lë një institucion. Shpesa që mund të lindin forca të reja më duket e zbehtë, por vakumi ka të bërë më atë se çfarë lë mbrapa”, shprehet ai.

Duke u ndalur te opozita, Lubonja thekson se ajo është sot e përçarë, duke shtuar se Rama ka ndikuar në këtë drejtim.

“Ka pasur sugjerime ndaj Bashës që të mos jetë ai kryeministër, por të krijohet një bashkësi opozitare më e gjerë, duke future shoqërinë civile. Ai këtë dimension ka treguar se nuk e ka, sepse thotë që përtej vetvetes le të bëhet qameti nëse iki. Edhe të tjerët. Këtë dimension kanë, kjo është kulturë shqiptarë. Kur ka ardhur momenti që interesi personal të jetë në kundërshtim me interesin publik, e kanë sakrifikuar interesin publik për interesin personal. Kanë shitur edhe vendin për interesa personale. Elementi tjetër është edhe strategjia e Edi Ramës, që ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për ta përçarë. Edhe kur kundërshtari vepron ndikon, që jemi në këtë gjendje që kemi një thërrmim të opozitës, pa sinergji, me grupe kundërshtare, Basha kundër LSI, Berisha kundër Bashës, asgjësojnë njëri-tjetrin. Ka edhe grupime që thonë duhet të iki edhe Berisha edhe Basha. Kemi një strategji thërrmimi që po e dobëson Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Lubonjës është e zbehtë shpresa për lindjen e forcave të reja në Shqipëri.

“Në Shqipëri ka një tendencë për t’u kontrolluar nga një parti-shtet. Nëse dikur kishim tre banda, tani gjithnjë e më shumë mbijetesa e njeriut varet nga një parti-shtet. Tjetra është vetthërrmimi i individit në atë quhet përkatësi klasore.  Në Itali ka pasur një identitet klasor. Në Shqipëri dalin disa grupime të majta, por shqiptarët kanë zgjedhur partinë e emigrimit. Kam mbështetur Bojaxhiun, Blushin, kemi edhe Vetëvendosjen. Realiteti tragjik shqiptar ka treguar që një person oligark si Tom Doshi, ndërkohë që këto lëvizje nuk nxorën asnjë deputet. Kemi një agresivitet që vjen nga sistemi që është një faktor kryesor i kësaj situate. Shkatërrimi i opozitës është pjesë e kësaj strategjie.

Në vend që tani të themi që iku PD-ja dhe të dalin këta, përkundrazi i shohim më të dobët edhe këta. Kjo mazhorancë po bën gjithçka, po kjo mbijetesën e shqiptarëve e garanton nëpërmjet rishpërndarjes së parave të krimit të organizuar. Mbahet në pushtet në saj të menaxhimit të parave të krimit të organizuar dhe ka marrë përsipër të ndërtojë këtë narko-shtet që në terma afatgjata është dramatik, sepse shqiptarët sundohen nga krimi dhe largohen. Është metaforë ajo që midis një kishe dhe xhamie do ngrihen katër kulla që janë simbolet e vërteta të Shqipërisë”, deklaron ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate