1/12/2025 1:02:24 AM

U plagos gjatë sulmeve izraelite në Bejrut/ Futbollistja libaneze del nga koma pas 2 muajsh

Duhet të lexoni

Lajm i mirë për futbollisten libaneze, Celine Haidar, e cila pas një periudhe prej dy muajsh u zgjua nga koma.

“Mjekët nxorën nga koma futbollisten libanez, pas dy muajsh shtrimi në një spital të Bejrutit”, shkruajnë mediat e huaja.

Futbollistja 19-vjeçare u plagos rëndë më 16 nëntor të vitit të kaluar, kur u godit në kokë nga copa guri, pas një bombardimi nga forcat izraelite në zonën Chiyah, në periferinë jugore të Bejrutit.

Siç raporton gazeta libaneze në gjuhën franceze “L’Orient-Le Jour”, futbollistja u zgjua nga koma të hënën më 6 janar. Mjekët thonë se ka shpresë që gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Lojtarja e re, e cila luan si mesfushorë në Akademinë e Futbollit të Bejrutit dhe vitin e kaluar fitoi kampionatin libanez me ekipin e saj, ishte shumë pranë vdekjes, por siç pohoi nëna e saj, Sanaa Sahroura në gazetën libaneze: “Ajo luftoi sepse ajo e do jetën. Sapo u zgjua nga koma, na shikoi dhe i thamë: Mbylli sytë nëse na dëgjon. Dhe kur ajo e bëri ne nuk mund ta besonim, e puthëm në të gjithë trupin. Është një gëzim i papërshkrueshëm për ne”.

Për momentin, Haidar është ende me oksigjen dhe nuk është në gjendje të flasë. Ajo transferua në Spitalin Ortodoks Saint George në rrethin Akhrafiye në periferinë lindore të Bejrutit dhe pritet t’i nënshtrohet operacioni në kokë, ndërsa po i nënshtrohet fizioterapisë për të rivendosur lëvizjen në krahun e majtë dhe këmbën e majtë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Zjarri shkatërrues në Los Angeles shtyn ceremoninë e nominimeve për Oscar

Shpallja e nominimeve të këtij viti për Oscar është shtyrë për dy ditë për shkak të zjarreve vdekjep ...

Rrëfim emocionues i Gjestit, artisti i njohur tregon vështirësitë e jetës së tij: Nuk fola për 2 vite me familjen

Big Brother Vip Kosova ka ndarë historinë e linjës së jetës së ish banorit të kësaj shtëpie, Gjesti.N&eum ...

Harry e Meghan hapin vilën e tyre në Montecito për ata që humbën shtëpitë nga zjarret në Los Anxhelos

Kur ndodh tragjedia, ka gjeste që bëjnë diferencën. Harry dhe Meghan e dinë mirë këtë dhe kanë zgjedhur t ...

Jetë / Stil

Pse është e rëndësishme të hani mjaltë në dimër

Gjatë dimrit, trupi është më i ndjeshëm ndaj llojeve të ndryshme të ftohjes dhe gripit, prandaj është e r ...

Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit

Portokallet janë një nga frutat që konsumohen më së shumti nga njerëzit gjatë stinës së dimrit dhe jo vet ...

Si ndikojnë 5 minuta ecje në ditë në shëndet! Ja studimi!

Edhe 5 minuta ecje në ditë ndikojnë në trupin tonë. Hulumtimet tregojnë se edhe një ecje e shkurtër mund t' ...

Sport

Liverpool shkëlqen me “poker”, Chiesa gjen golin e parë

Liverpool siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në FA Cup, pasi mposhti 4-0 skuadrën e Accrington.“Poker” i ...

Këto janë tri opsionet që ka Ronaldo për të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka tri opsione për lëvizjen e tij të radhës në karrierë, duke përfshirë rikthimin shokues n& ...

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën!

Boxing Day në Premier League, ose ndryshe dita e ndeshjes pas Krishtlindjeve, do të jetë shumë speciale pasi ndër të par ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate