Tifozët e Tiranës të grupimit “Tirona Fanatics” janë larguar nga stadiumi “Loro Boriçi” pak minuta pasi nisi ndeshja Vllaznia-Tirana.
Siç ka mësuar A2 CNN, ultrasit bardheblu janë larguar nga stadiumi i Shkodrës për shkak se, sipas tyre, policia i ka kërkuar që të heqin flamujt, shajet dhe çdo simbol të ekipit të tyre të zemrës.
Ndeshja Vllaznia-Tirana është e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore. (A2 Televizion)