12/25/2024 7:35:28 AM

Rinovimet mbajnë “pezull” Bayern-in, Nico Williams dëshira e madhe e merkatos

Duhet të lexoni

Bayern Munchen po kryeson me plotë meritë Bundesligën e këtij sezoni, me skuadrën e Vincenct Kompany që e ka të qartë objektivin sezonal: të rikthejë titullin në Allianz Arena menjëherë, pas dominimit të Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm.

Për momentin gjërat po ecin mbarë në fushën e blertë, por drejtuesit bavarezë kanë nisur nga puna për merkaton dimërore. Së pari çështja e rinovimeve. Në shtëpinë e bavarezëve po punohet për rinovimet e Kimmisch dhe Musialës. Nëse për “yllin” e futbollit gjerman Musiala mendohet se nuk do të ketë pengesa për të shtyrë afatin e kontratës, që skadon në 2026, pasi vetë futbollisti ka kërkuar të vijojë të luajë me Bayernin, situatën më të komplikuar e paraqet Joschua Kimmisch.

Anësori bavarez ende nuk u ka dhënë një përgjgije përfundimtare drejtuesëve lidhur me të ardhmen e tij, pavarësisht se ata janë në pritje prej javësh për të dëgjuar vendimin që Kimmisch do të marrë lidhur me të ardhmen  e tij. Duket se periudha e fundvitit do të jetë koha e duhur kur palët do të ulen në bisedime, pasi drejtuesit e Bayernit nuk duan të humbasin më kohë, pasi në të kundërt rrezikojnë ta humbasin atë me vlerë 0 euro.

Por tek Bayern nuk po mendojnë vetëm për rinovimin e lojtarëve të hyre. Ëndrra e madhe për kryesuesit e Bundesligës mbetet sulmuesi spanjoll Nico Williams. Protagonist në Evropianin e shkuar, Williams vlerësohet nga Athletic Bilbao me një shifët që shkon deri në 60 milionë euro. Por më shumë se sa vlera e kartonit të sulmuesit, për Bayernin kjo pistë do të jetë e komplikuar për shkak të konkurrencës së lartë për të përfituar shërbimet e tij, ku në krye të listës qëndron ekipi i Barcelonës, i cili e donte edhe verën e shkuar Williamsin.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nis nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH

Të dielën po mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Sonte pritet të shpallet fit ...

“I ke qejf djemtë më të vegjël se vetja?”/ Ja si i përgjigjet Livia banorit të BBV4

Regjisori Aldo Marku ka vendosur të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 4”, duke u futur në shtëpinë më t&eu ...

Çfarë shkruhej në të? Hapet zarfi i parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Mbrëmjen e djeshme ka nisur transmetimin reality show më i ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ku janë prez ...

Jetë / Stil

'Fiksimet' të bëjnë mirë për shëndetin! Dhe për ata që janë në një marrëdhënie

Fiona ka një martesë të lumtur me Elion. Ajo e shijon kohën që kalon me të dhe dëshiron që të kenë n ...

Pse flemë më shumë gjatë dimrit?

Sezoni i dimrit vjen me dëshirën për të qëndruar në letargji, për të fjetur dhe për të mos u larguar ...

Molla na mbron nga çdo sëmundje, ja sa duhet të konsumojmë në javë

Thënia e vjetër “ një mollë në ditë e mban mjekun larg” ka vlerën e saj dhe sipas hulumtimeve të m ...

Sport

Është “mbreti” i ringut, Oleksandr Usyk mbetët kampion bote

Ka përfunduar meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Furyt e zhvilluar në Arbinë Saudite.Me vendim të gjyqtarëve, boksieri ...

Raundi i parë i barabartë mes Furyt dhe Usykut

Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut.Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkr ...

Ne sa ora fillon meçi mes Usky-Fury?

Si një “bishë” e vërtetë, kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk arrin në stadium ku d ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate