Klubi italian, Genoa thuhet se po shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit nga Kosova, Veton Berisha, i cili po shkëlqen me Vikingun në Norvegji.
Berisha ka shkëlqyer te klubi norvegjez duke shënuar plot 22 gola në 27 ndeshje të ligës në sezonin që ka përfunduar tashmë në Superligën e Norvegjisë.
Ai u shpërblye me një vend në ekipin kombëtar të Norvegjisë nga përzgjedhësi Stale Solbakken për arritjet e tij.
Sulmuesi nga Kosova, i cili është edhe vëllai i reprezentuesit Valon Berisha ka kontratë me Vikingun deri në vitin 2024, por shpejt mund të ndryshoj ambient.
Sipas faqes VG-sporten, Genoa po shikon mundësinë e transferimit të sulmuesit të Viking, Veton Berisha.