4/22/2025 8:31:21 PM

Iniesta njofton ‘pensionimin’ nga futbolli në moshën 40-vjeçare, e mbyll me 38 trofe

Duhet të lexoni

Andrés Iniesta (40 vjeç) do të shpallë tërheqjen e tij nga futbolli profesionist më 8 tetor. Ish-kapiteni i Barçës dhe heroi i Botërorit të Afrikës së Jugut me kombëtaren spanjolle ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, në të cilën tregon se do ta zbulojë të ardhmen e tij më 8 tetor.

Në video, artisti i grafitit ‘TV Boy’ shfaqet duke bërë një dizajn të Iniestës me ‘8’-in e tij, numër të cilin pastaj e rrotullon dhe e shndërron në simbolin e infinitit (∞). Një gjest që tregon se ylli nga Fuentealbilla do të “varë këpucët në gozhdë” pas një karriere legjendare plot suksese.

Iniesta është planifikuar të shfaqet në një event në Barcelonë më 8 tetor, ku do të komunikojë vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur dhe çfarë rruge do të ndjekë më tej, sërish në futboll, por jo duke luajtur vetë më.

Iniesta është pa skuadër që nga 1 korriku, kur përfundoi marrëdhënia e tij kontraktuale me Emirates Club të Emirateve të Bashkuara Arabe. Që nga ajo kohë nuk kishte asnjë lajm për të ardhmen e tij.

Andrés Iniesta është një nga legjendat e mëdha të Barcelonës, skuadër ??me të cilën ka fituar të gjithë titujt e mundshëm. Rekordi i tij si lojtar i Barcelonës përfshin 9 La Liga, 4 Liga Kampionësh, 6 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europiane, 7 Superkupa të Spanjës dhe 3 Kupa të Botës për Klube, ndërsa me kombëtaren spanjolle triumfoi në Botërorin 2010, duke qenë hero i madh i finales ndaj Holandës. Po ashtu, ka fituar Kampionatin Europian më 2008 dhe 2012.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate