8/28/2025 1:58:10 AM

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Duhet të lexoni

Champions League luan sot aktin e dytë me formatin e ri. Këtë të martë zhvillohen nëntë ndeshjet e para, me big-ët e Evropës që zbresin në fushë. Gjithçka nis në orën 18:45 me dy duele. Salzburg kërkon të harrojë humbjen e javës së parë kundër Spartës dhe për ta bërë këtë do duhet që të fitojë në shtëpi kundër Brest. Ndërkohë që Stuttgart luan pikërisht kundër Spartës së Pragës.

Në orën 21:00 janë shtatë takime. Arsenal luan kundër PSG-së. Anglezët barazuan në Itali me Atalantën, ndërsa PSG mposhti Gironan me fat në raundin e parë. Interesante ndeshja në Leverkusen, me kampionët e Gjermanisë që presin Milanin. Nëse "Aspirinat" fituan ndeshjen e parë kundër Feyenoord, Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli dhe është koha për autokritikë pas dy ndeshjeve të fundit shumë të mira në kampionat.

Barcelona duhet të sigurojë tri pikët e para në këtë event, pasi javën e parë u mposht në Monaco 2-1. Katalanasit kanë përballë Young Boys. Nga ana tjetër, Interi, pas barazimit 1-1 kundër Man. Cityt pret në "Meazza" Yllin e Kuq të Beogradit. Manchester City ka një transfertë të lehtë në letër. Në Sllovaki ata përballen kundër Slovan Bratislavës.

Kujtojmë që këtë sezon Champions League përbëhet nga një grup i vetëm me 36 skuadra dhe një renditje të përbashkët. Në fund të tetë takimeve (katër në shtëpi dhe katër jashtë), tetë skuadrat e renditura të parat kalojnë në fazën tjetër, ndërsa ato nga vendi 9-24 do luajnë play-off.

Champions League, raundi 2:

18:45

Salzburg - Brest

Stuttgart - Sparta Praga

21:00

Arsenal - PSG

Barcelona - Young Boys

Bayer Leverkusen - Milan

Dortmund - Celtic

Inter - Crvena zvezda

PSV - Sporting Lisbone

Slovan Bratislava - Manchester City

Renditja:

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate