6 ndeshje, 4 fitore, 1 barazim 1 humbje. Napoli feston me 3 pikë në “Maradona”, thyen 2-0 Monza-n duke u ngjitur në krye të Serie A, plus 1 nga Juve dhe plus 2 në raport me Milan e Inter.
Ekipi i Antonio Conte-s vijon formën e mirë, këtë herë zgjidhën pa shumë probleme këtë takim fal dy golave të shpejtë të realizuar nga Politano dhe Kvaratskhelia, dy gola brenda 33 minutave që i dhanë mundësinë të administronin me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi.