3/10/2025 11:33:31 PM

Duka për Evropianin me Serbinë: Bashkëkandidimi është faktor i rëndësishëm

Duhet të lexoni

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mbrojtur sërish vendimin për të organizuar së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë, Kampionatin Evropian U21 të vitit 2027. 

Presidenti Duka ka folur për aplikimin e organizimit të Europianit U-21 për vitin 2027, në bashkëpunim me Serbinë.

Ai ka theksuar se nga kjo ka benefite futbolli shqiptar, pasi Kombëtarja U-21 do të marrë pjesë aty për herë të parë, ndërsa do të përmirësohet edhe infrastruktura. Sipas tij, në këtë situatë nuk duhet gjykuar emocionalisht, por të bëhet ndryshe.

Ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 në Shqipëri për vitin 2027, si fillim vetëm, më pas kemi bashkuar konkurrimin tonë bashkë me Serbinë. Në fakt nga dita që kemi aplikuar e deri më sot është bërë shumë punë, janë përgatitur shumë dokumente për të përgatitur dosjen për të qenë pjesë e kësaj gare. Me këtë rast falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për t’i përgatitur, pasi është një volum shumë i madh, që nuk përfshin vetëm Federatën e Futbollit, por edhe qeverinë shqiptare, bashkitë, përfshin gjithë infrastrukturën që duhet, hotelerinë, aeroportin që është shumë i rëndësishëm. Mendoj se kemi përgatitur dokumentacionin e duhur për të qenë organizatorë të kësaj gare, që për mua e çdokënd ka vetëm benefite sportive për Shqipërinë.

Sipas tij, i pari benefit sportiv është që Shqipëria merr pjesë në ato finale pa kualifikuese.

“Është një shans që deri më sot nuk ka ndodhur që U21-shi jonë të jetë në një Kampionat Europian, gjë që do t’i ndihmonte futbollistët tanë dhe ekipet shqiptare në përgjithësi. Ndihmon ndryshimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri. Ndihmon edhe kampionati i 17-vjeçarëve në 2025-ën, sepse për ta bërë atë ne toerikisht kemi aplikuar që do të bëjmë kaq fusha, kaq stadiume etj, etj. Tani ne do t’i bëjmë, pasi nëse nuk i bëjmë nuk realizohet kampionati. Pra përfiton infrastruktura akoma më shumë në 2027-ën me U-21. Në fund të fundit ne do të luajmë në Shqipëri dhe Serbia në Serbi, por bashkëkandidimi është një faktor i rëndësishëm. Ne vetëm nuk kemi mundësi ta organizojmë”, ka thënë ai një një intervistë për Klan News.

Gjithsesi, Duka ka theksuar se kjo edhe ka ngjallur diskutime, ka edhe në një lloj mënyre kundërshtime.

Unë mendoj që nuk duhet të gjykojmë emocionalisht, duhet të gjykojmë akoma më shumë. Padyshim nuk kam një pozicion kritik për ata që gjykojnë emocionalisht, por i ftoj që të gjykojmë ndryshe. Pa harruar të shkuarën ne duhet të ndërtojmë të ardhmen dhe kush më mirë se futbolli mund t’i japë këto mesazhe bashkëpunimi, solidariteti. Në fund të fundit ne nuk kemi vetëm një bashkëpunim me Serbinë, atë përmes futbollit, kemi edhe bashkëpunime në fusha të tjera, bashkëpunime politike, tregtare, pavarësisht se jemi kritik në shumë gjëra. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen pa e harruar të shkuarën. Vërtetë mbase periudha nuk është shumë e gjatë nga ajo çfarë ka ndodhur mes popullit tonë dhe atij serb, apo ushtarëve serb dhe popullit tonë. Ka shumë historira të tjera popujsh ashtu sikurse ne. Futbolli ka ndikuar aq sa mund të ndikojë pozitivisht. Në fund të fundit ne do të bëjmë një kampionat sportiv, ky është një aktivitet sportiv. Në këndvështrimin tonë, qëllimi jonë është thjesht benefite sportive. Ne do të luajmë në Shqipëri, grupi tjetër në Serbi”, ka deklaruar Duka.

Në Kosovë, por në një masë edhe në Shqipëri, po kundërshtohet ashpër vendimi që FSHF-ja ta organizojë bashkë me Serbinë këtë ngjarje kontinentale. Por Duka thotë se nga Evropiani U21, Shqipëria ka vetëm benefite.

Kur ishte bërë i ditur aplikimi i përbashkët me Serbinë, Duka kishte thënë se Kosova nuk ka infrastrukturë sportive të duhur, prandaj nuk është paraqitur kandidaturë e përbashkët me të.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Pushimet sensuale të Tunës, këngëtarja mban sekret partnerin!

Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media.Edhe produksionet muzikore i ka pasur m&eu ...

Momente pikante mes Gjestit dhe Eglit në dush! Ja çfarë filmoi kamera

Raporti mes Gjestit dhe Eglit, ani pse ka pasur ulje-ngritje kohë pas kohe, duket se së fundmi po bëhet akoma më i fortë.M&eu ...

Moderatorja, Roza Lati SHTATZANË, ish-banorja e Big Brother VIP publikon FOTON!

Roza Lati është tejet aktive në rrjete sociale dhe jo vetëm.Ajo ka publikuar disa imazhe me të cilat ka ngritur dyshime te nd ...

Jetë / Stil

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

“Eksperimentoni”- Zbuloni zakonet kryesore të grave për të pasur gjithmonë epsh të lartë gjatë s*ksit

Ashtu si ushtrimet fizike na ndihmojnë të qëndrojmë në formë ose meditimi ndihmon në mbajtjen e shëndetit ton& ...

Sport

Sot e gjithë vëmendja në San Siro, Milan përballet me Interin

Sot e gjitha vëmendje do të jetë në San Siro aty ku do të luhet derbi i Milanos. Inter kërkon hakmarrjen për dy nde ...

Marash Kumbulla shënon gol të bukur në La Liga

Marash Kumbulla ka shënuar për Espanyol në Spanjë, për të zhbllokuar takimin kundër Seviljas.Mbrojtësi i Komb& ...

Politikani serb bën homazhe te varri i Fadil Vokrrit, me fanellën e legjendës që e barte te Partizani i Beogradit

Politikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ružic, dje ka bërë homazhe te varri i ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate