12/22/2025 7:53:17 PM

Jasir Asani me mendjen te Kombëtarja: Është përgjegjësi e madhe, dua të lë gjurmë

Duhet të lexoni

Lojtarët e Kombëtare në tërësi po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë. Por ka dhe futbollistë që luajnë jashtë Europës, si në SHBA e Kanada, në Azi e deri në Australi. Është fakt që lojtarët shqiptarë prezentë në ligat e ndryshme kanë një gjeografi mjaft të përhapur. Madje lojtarë shqiptarë ka dhe në kampionatin e Koresë së Jugut, ku më shembullori është Jasir Asani, lojtar i përfaqësueses kuqezi. Ai ishte zgjedhje vendimtare e trajnerit Silvinjo në skuadrën përfaqësuese dhe prej momentit kur Silvinjo mori drejtimin e kuqezinjve, Asani është zgjedhje e parë e padiskutueshme dhe lojtar që i nis ndeshjet si titullar.

Trajneri është i “dashuruar” me lojtarin, të cilit i beson verbërisht në fushë. Dhe fakt është se lojtari e ka shpërblyer këtë besim, pasi ka shënuar gola me peshë e spektakolarë për Shqipërinë sidomos në fazën kualifikuese të Eurpianit të Gjermanisë, e golin e fundit e shënoi pak ditë më parë në duelin kundër Ukrainës. Por Asani nuk ka ndërmend të ndalet. Ai tani po shkëlqen edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë, pasi atje merr pjesë me skuadrëne  tij jugkoreane Guangju. Paraqitja e tij e fundit mori vëmendje të madhe sportive, pasi ai realizoi “Hat trick”, për më tepër në Champions League të Azisë.

Vëmendja e Asanit te Kombëtarja e Shqipërisë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist kundër Jokohamas në ndeshjen e vlefshme për “Championsin” e Azisë. Kjo është tripleta e dytë në karrierë e Asanit me klubin e Guangjusë, pasi ka realizuar edhe një tjetër më herët, përkatësisht në mars të vitit 2023, ku Jasiri sapo kishte nisur aventurën në Korenë e Jugut dhe e kreu atë në ndeshjen kundër Incheon. Pas ndeshjes, ylli kuqezi u shpreh i lumtur. “Është ëndrra e çdo lojtari që të përfaqësojë vendin në arena të mëdha. Prandaj unë kam një ndjenjë përgjegjësie shumë herë më të madhe kur luaj për Kombëtaren time, te Shqipëria. Guangzhu kishte gjithashtu ndeshjen e parë historike. Këtë ndeshje fitorja erdhi nga të gjithë, jo vetëm nga mua, kemi punuar së bashku.

Forca ime është i gjithë grupi, të gjithë shokët e ekipit, duhet të vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Asani. Shihet qartë se dobësia e futbollistit është përfaqësuesja kuqezi, ku ai jo vetëm dëshiron të lerë gjurmë me lojën dhe golat e tij, por synon ta ndihmojë maksimalisht ekipin të realizojë objektivin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës të viotit 2026, një opbjektiv që e ka tashmë edhe Silvinjo e sidomos FSHF-ja. Shqipëria nuk ka marrrë pjesë asnjëherë në fazën finale të një Botërori, dhe nën drejtimine  Silvinjos, për më tepër me këtë grup lojtarësh, mund të bëhet realitet kjo ëndërr.

Në tetor do të luhen dy takime, të dy në transfertë, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, dy ndeshje vendimtare për pozitat e skuadrës në grup në Ligën B të Kombeve. Me një Asani në formë të mirë sportive objektivat e ekipit janë më afër të realizueshmes dhe trajneri Silvinjo e di këtë. Edhe vetë Asani mendon se mund të jetë përcaktues, ndaj kërkon që të jetë në formë. Morali i lartë pas tregolëshit të shënuar në Championsin aziatik do ta ndihmojë edhe në Kombëtare.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate