12/26/2025 6:11:46 AM

Mbappé-PSG për 55 milionë euro, nuk ka pajtim. Çështja përfundon në gjykatë

Duhet të lexoni

Polemika mes PSG dhe Kylian Mbappé është larg të qenit e zgjidhur. Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) ka urdhëruar dje klubin parizien të paguajë 55 milionë euro për lojtarin, për t’i shlyer pagat dhe bonuset e papaguara gjatë sezonit të kaluar.

Megjithatë, klubi kryeqytetas nuk ka ndërmend të dorëzohet, por nënvizon: "Jemi të lumtur ta sqarojmë çështjen në muajt dhe vitet e ardhshme përpara gjykatave. Nën dritën e kufizimeve të fuqisë ligjore të Komisionit të LFP për të marrë një vendim për këtë çështje, ajo duhet të trajtohet tashmë në një forum tjetër ligjor”.

Tani lëvizjen e radhës do ta ketë sulmuesi i Real Madridit, i cili do t’i drejtohet gjykatës së punës. Në dy ditët e fundit është bërë gjithçka për ta zgjidhur çështjen në mënyrë miqësore. Më 8 gusht, ish-sulmuesi i PSG-së e çoi çështjen e pagave dhe shpërblimeve në gjykatë, duke kërkuar pagesën e 55 milionë eurove nga ish-klubi i tij.

Dje u organizua një takim mes avokatëve të Mbappe dhe atyre të PSG-së. Komisioni ligjor dukej se i kishte bindur të dyja palët që t’i drejtoheshin ndërmjetësimit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje pa shkuar në gjykatë, por në fund nuk pati dakordësi.

Konflikti buron nga një kontratë e pa nënshkruar kurrë nga të dyja palët në gusht 2023, kur Kylian Mbappé u përjashtua nga turneu veror i PSG. Në një letër që iu besua avokatit të tij, sulmuesi propozoi uljen e shumës së disa bonuseve, duke lejuar kështu klubin të kursente para, por marrëveshja nuk u nënshkrua kurrë zyrtarisht.

Kështu, lojtari kërkon një bonus prej 30 milionë euro bruto (i ashtuquajturi “bonus besnikërie”, të cilin duhet ta kishte marrë në shtator 2023), përveç pagave të prill, maj dhe qershor 2024. Kapiteni i kombëtares franceze iu drejtua gjithashtu UEFA-s, e cila mund t’i ndalojë PSG-së të bëjë lëvizje të reja në sesionet e ardhshme të transferimeve.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate