9/19/2025 4:24:28 AM

Gjimshiti ndan mendjen, zgjedh mes milionave nga Katari dhe Atalantës

Duhet të lexoni

Berat Gjimshiti ka marrë një ofertë tunduese në aspektin financiar nga Al-Rayyan.

Klubi nga Katari ka piketuar kapitenin e kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur për prapavijën.

Dhe ka gati për 31-vjeçarin një kontratë 3-vjeçare me një pagë sezonale më shumë se dyfishi i asaj që përfiton në Serie A.

Por pasi ka reflektuar dhe është menduar gjatë mbrojtësi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Atalanta.

Skuadër ku është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të rëndësishëm, ndërkohë që gëzon respektin dhe dashurinë e tifozëve bergamaskë.

Gjimshiti, i cili në maj ngriti si kapiten i zikaltërve trofeun e Europa League, dëshiron të luajë finalen e Superkupës së Europës përballë Realit të Madridit (14 gusht).

Gjithashtu edhe Champions League në sezonin e ardhshëm, me ekipin e Gasperinit që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Përtej milionave nga Katari, futbollisti shqiptar preferon të vijojë aventurën e suksesshme tek Atalanta, pse jo për të tentuar edhe fitimin e titullit kampion.

Që do të ishte realizimi i një ëndrre për të, shokët e skuadrës, klubin dhe gjithë tifozët e skuadrës italiane./ Super Sport


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate