Momente tmerri për ish-trajnerin e Brazilit, Carlos Dunga, i cili u përfshi me gruan e tij në një aksident të frikshëm me makinë mëngjesin e së shtunës.
Makina e tyre u përmbys ndërsa ata ishin në Campina Grande do Sul, në rajonin metropolitane të Curitiba, Brazil. Çifti, i cili u transportua në spitalin Angelina Caron në Campina Grande do Sul, pësoi lëndime, por mbeti i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe tani janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raporteve nga Policia Federale e Autostradës, binte shi kur Dunga humbi kontrollin e makinës në autostradë. Policia ka kryer edhe testin e alkoolit për Dungën dhe ka rezultuar negativ.