9/25/2025 7:03:12 AM

Federata italiane merr vendimin për Spallettin

Duhet të lexoni

Italia e mbylli Euro 2024 përballë Zvicrës, me kampionët në fuqi të Europës që nuk shkuan më shumë se raundi i 1/8-ve pas humbjes 2-0 ndaj helvetëve.

Jo vetëm kaq, por katër herë kampionët e botës zhvilluan një prej ndeshjeve më të dobëta të dekadës së fundit. Duke mos shfaqur asgjë për t’u mbajtur mend në “Olympiastadion”.

Humbje plotësisht e merituar, teksa trajneri Luciano Spalleti u vendos në qendër të kritikave pas eliminimit.

Këtë të diel, presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina foli për mediet. Duke konfirmuar në stolin e kombëtares së kaltër ish-trajnerin e Napolit.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të marrim përgjegjësi. Ne kemi nevojë për një ndjenjë të tillë. Pas ndeshjes zhvilluam një bisedë të gjatë me trajnerin. Mendoj se është e paimagjinueshme të zgjidhen problemet duke braktisur një projekt shumëvjeçar. Nuk mund të braktisim këtë që kemi nisur vetëm para 8 apo 9 muajsh. Dhe nuk duhet të harrojmë se Spalletti ka drejtuar kombëtaren në vetëm 10 ndeshje… Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kjo kohë nuk është e mjaftueshme. Spalletti nuk e ka patur grupin gjithmonë të plotë. Unë ju them me bindje se ky është një eliminim që dhemb. Por duhet të jetë një reflektim për të ardhmen. Dhe besimi ynë është i plotë me shpresën se gjithçka do të funksionojë. Tashmë duhet të mendojmë për të ardhmen, sepse pas 60 ditësh do të kemi sfida të reja”, tha ndër të tjera në fjalët e tij kreu i futbollit italian.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate