4/22/2025 5:24:40 PM

Tifozët kuqezinj e fituan Europianin, fjalët e një spanjolli të UEFA-s: Shqipëria më bëri tifoz

Duhet të lexoni

“Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në Europian”, me këtë titull dhe me shumë elozhe e ka përcjellë agjencia prestigjioze e lajmeve, “Reuters”, aventurën shqiptare në Gjermani. Fakti që u renditëm të fundit në grup është tepër i zbehtë përballë momenteve të pavdekshme të krenarisë mbarëkombëtare, duke bërë të dashurohen me vendin tonë njerëz nga e mbarë Europa.

Aventura e Shqipërisë nisi me atë që nuk e kishte imagjinuar as tifozi më i çmendur, golin më të shpejtë në histori të çdo kampionati europian të futbollit. Nedim Bajramit iu deshën vetëm 23 sekonda për të shënuar kundër Italisë, ndërsa stadiumi i Dortmundit vishej kuq e zi nga rreth 50 mijë tifozët e pranishëm.

“Reuters” thekson se edhe kundër Kroacisë, kombëtarja shqiptare sfidoi të gjitha shanset duke barazuar në sekondat e fundit të takimit më emocionues të Europianit. Në ndeshjen me Spanjën, futbollistët shqiptarë e vendosën Spanjën shpesh në vështirësi, thekson “Reuters”.

Në çdo takim të këtij grupi, ajo që ka rënë në sy dhe është raportuar në mediat e të gjitha vendeve europiane dhe botërore, është atmosfera elektrizuese e krijuar nga tifozët shqiptarë, duke qëndruar krah për krah me ata të Italisë, Kroacisë dhe Spanjë, duke vallëzuar, bërë gara me birra dhe shumë humor. “Reuters” shkruan se po të kishte një kupë për tifozët, shqiptarët pa diskutim do ta fitonin atë. Kombëtarja shqiptare arriti deri aty saqë bëri dhe spanjollët ta dashurojnë lojën e tyre.

Mund të veçohet si mjaft interesant dhe komenti i reporterit të Spanjës për UEFA-n, Graham Hunter, që shkruan: “Në një mbrëmje të mrekullueshme futbolli, Shqipëria më bëri tifoz të saj!”

Fuqinë e rivalit të Shqipërisë e ilustrojnë dy të dhëna domethënëse: kjo ishte hera e dytë që Spanja i fitonte të tre ndeshjet në grup, si në 2008-tën, kur merrte dhe trofeun, dhe për herë të parë spanjollët e përfundojnë fazën në grupe në një Europian pa pësuar asnjë gol.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate