9/7/2025 5:29:26 PM

Frutat që duhet të hani çdo ditë për të mos shtuar në peshë!

Duhet të lexoni

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë. Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për pesë frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.

Boronicat

Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme. Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë. Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme. Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Mollët

Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”. Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër. Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha. Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.

Dardhat

Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave të mira për rënien nga pesha. Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër. Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos. Luleshtrydhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës.

Specat

Jo, nuk e lexuat gabim. Specat janë në fakt fruta dhe renditen në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për njeriun, sidomos kundër mbipeshës. Kjo vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të kapsaicinës, që inkurajon djegien e depozitave yndyrore në organizëm. Specat mund t’i përfshini në shumë gatime, gjellëra dhe sallata./AgroWeb.org


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate