4/7/2025 3:39:44 PM

PDK i drejton vërejtje LDK-së, Limaj mund të shkojë tek Kurti ose të çojë vendin në zgjedhje

Duhet të lexoni

Tre votat e Fatmir Limajt mbeten ende të paqarta, duke i lënë mundësinë e formimit të koalicionit në ajër. Ky ngërç është pasojë e qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kërkon të jetë pjesë e një qeverie të udhëhequr nga ish-opozita, ose të qëndrojë në opozitë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar në një intervistë për “Rubikon” se nuk mund të mbahet peng asnjë parti, përfshirë Fatmir Limajn, në rast të mosmarrëveshjeve brenda ish-opozitës.

Absolutisht e preferon” një qeveri nga partitë ish-opozitare, u shpreh dukshëm me siguri, Memli Krasniqi, teksa po fliste për betonizimin e qëndrimeve të LDK-së.

“Limaj absolutisht preferon që partitë që kanë qenë në opozitë me bë qeverinë e ardhshme, por që pastaj nëse përnjëmend nuk jemi të aftë m’u marrë vesh, është çështje tjetër – nuk mujm m’e majt peng askënd. Secila parti mban përgjegjësi për vete”, tha Memli Krasniqi.

LDK, o’ kryeministrin o’ në opozitë

Kjo s’mund të jetë çështja, tha prerazi Memli Krasniqi. Pse? “Sepse ka rend këtu”, shtoi ai referuar rezultatit zgjedhor me PDK-në si partinë e dytë për nga votat në zgjedhje.

Krasniqi. Jo, jo – s’ka opsion tjetër (Hamza, kryeministër). Më fal, por ka rend këtu.

Kelmendi: Atëherë LDK-ja ju thotë, me këtë rend, rrimë në opozitë.

Krasniqi: Rrimë në opozitë, nuk o’ fund i botës. (Por,) dëgjo nuk shkon në opozitë hiç, po shkon në zgjedhje të reja.

Këtu ai u jehoi fjalëve të Bedri Hamzës, se në rastin e zgjedhjeve të reja, adresë për t’u kërkuar faji do të jetë Lidhja Demokratike të Kosovës: “Ama, çka kanë thënë me qytetarët? Çka do m’ju thanë qytetarëve?”.

Haradinaj po ashtu akuza Abdixhikut…

Më i fundit që i çoi porosi Abdxhikut ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vërejtje të mos i bëjë ‘shpëtimtar’ Kurtit i bëri Haradinaj disa ditë më parë në “Debat Plus”.

Madje veç LDK-ja, sipas tij, mund t’ia bëjë këtë të mirë të qëndruarit si kre i qeverisë në detyrë.

“Të vetmin shpëtim e ka kah LDK-ja. Nëse LDK-ja don me shpëtu me mbajt ende mundet. Përndryshe nëse LDK bashkëëpunon me opozitën ne e bëjmë qeveri”, tha Haradinaj.

“Tash unë nuk po them që LDK-ja e ka finale këtë, por LDK me pozitën e vet është duke ia zgjatë jetën, shpresave të Kurtit, që ai më shumë ka nevojë me ia pru dikush, mi thanë ‘zotni nuk ke shumicë, mos e zhagit’”, tha ai.

Abdixhikun e akuzoi për ‘paqartësim’ të situatës nëse ka perspektivë ose jo për një qeveri të opozitës në eventualitetin e dështimit të Kurtit për të ndërtuar shumicë parlamentare dhe rrjedhimisht qeveri.

“Nga ana e opozitës hetohet një lloj treme për m’e ec përpara… Hetohet një tremë e marrjes së përgjegjësive në një situatë, unë e hetoj”.

“Një situatë e paqartë në marrëdhëniet në mesin e opozitës. Paqartësi nga LDK, nga zoti Abdixhiku, kanë një pozicion që po vështirëson një marrëveshje të opozitës, nuk po e lehtëson”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Pushimet sensuale të Tunës, këngëtarja mban sekret partnerin!

Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media.Edhe produksionet muzikore i ka pasur m&eu ...

Momente pikante mes Gjestit dhe Eglit në dush! Ja çfarë filmoi kamera

Raporti mes Gjestit dhe Eglit, ani pse ka pasur ulje-ngritje kohë pas kohe, duket se së fundmi po bëhet akoma më i fortë.M&eu ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate