9/15/2025 12:49:50 PM

“U kualifikuan si të parët e grupit”, Edy Reja për mediat kroate: Nuk do ta keni të lehtë, Shqipëria kërkon 3 pikët

Duhet të lexoni

Shqipëria do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024. Kuqezinjtë dot ë sfidojnë Kroacinë në orën 15:00 në Hamburg, ku do të synojnë fitoren për të shpresuar deri në fund te kalimi i grupit.

Ish-trajneri i Kombëtares tonë, Edy reja ka folur për mediat kroate. Italiani për “Sportske Novosti” ka theksuar se kroatët cilësohen si favoritë, por Shqipëria do t’iu bëjë “dëm”.

“Kam qenë në Dortmund, jam i lidhur me shqiponjat. Pra, dihet se Kroacia është favorit në çdo aspekt, në raport me lojën, përvojën e Modricit dhe ekipit. Mirëpo, do të ishte e rrezikshme, madje e pakuptimtë, t’i nënvlerësoni shqiptarët rastësisht. Unë i mësova të luanin në mbrojtje, Sylvinho e rafinoi atë. Hajde, pranoje, a nuk është një mrekulli e vogël futbolli që Shqipëria zuri vendin e parë në grupin e saj në eliminatoret për këtë Euro dhe ishte më e mirë se Çekia dhe Polonia? Pra, jini të zgjuar.

Po e them edhe një herë, mos e mashtroni veten, nuk do ta keni të lehtë. Në fakt, Kroacia e ka vënë veten në pozitë të vështirë me rezultatin 0-3 ndaj Spanjës. Duhet një fitore ndaj Shqipërisë, por pasi mrekullitë mund të ndodhin në futboll, edhe shqiptarët mendojnë se mund të nxjerrin një fitore, kështu që me ato tre pikë do të arrinin në vendin e tretë. Dhe ju, mos harroni, edhe kur me siguri fitoni pikë ndaj Shqipërisë, të duhet një rezultat pozitiv në fund ndaj Italisë. Nuk është e lehtë për ju”, përfundoi Reja për mediat kroate


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate